Aktualitet

Vrasja e palestinezes nga bashkëshorti, momenti kur çifti mbërriti në Rinas!

Vrasja në Tiranë e palestinezes, Top Channel ka siguruar një video ku shihet që Ryyan Alwan dhe bashkëshorti Fadi Alwan mbërrijnë në aeroportin e Rinasit, më 19 shkurt 2025.

Në vijim të veprimeve, policia bëri të mundur edhe identifikimin e viktimës, shtetases Ryyan Alwan 24 vjeçe, e cila me bashkëshortin, shtetasin Fadi Alwan 49 vjeç, rezultuan palestinezë dhe kishin marrë me qira apartamentin ku ndodhi krimi.

Historia e çiftit u kthye në tragjedi kur e reja, u gjet e pajetë, e goditur disa herë me thikë në bark në apartamentin e marrë me qira në Tiranë. Ngjarja e zbuluar dje, dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë. Autori i dyshuar, Fadi Alwan i cili ishte bashkëshort i viktimës, u arratis më herët nga vendi ynë kur krimi nuk ishte zbuluar ende.

Në njoftimin e djeshëm të policisë thuhej:

Rreth orës 12:55, shërbimet e Policisë u njoftuan për gjetjen e një shtetaseje pa shenja jete në një apartament me qira, në rrugën “Gjon Muzaka”. Gjatë fazës së parë të hetimeve, u konstatua se viktima kishte plagë të shumta të shkaktuara me mjet prerës, që dyshohet të kenë qenë shkak për humbjen e jetës.

Në vijim të veprimeve, Policia bëri të mundur edhe identifikimin e viktimës, shtetases Rayyan Alwan, 24 vjeçe, e cila, së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin Fadi Alwan, 49 vjeç, rezultojnë të jenë shtetas palestinezë dhe kishin marrë me qira apartamentin ku ndodhi ngjarja.