Aktualitet

Tentoi të dalë nga Shqipëria me para të padeklaruara, nën hetim shtetasja kineze!

Një shtetase kineze do të hetohet në gjendje të lirë pasi tentoi të dalë Shqipëria me 61 mijë e 755 € dhe 10 mijë $, pa i deklaruar shumat. 45 vjeçarja u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit gjatë kontrolleve ndërsa paratë iu sekuestruan si provë materiale.

Njoftimi zyrtar policor: 

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar të shumave të konsiderueshme të parave.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. Ë., 45 vjeçe, me shtetësi kineze, të cilës gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 61 755 euro dhe 10 000 dollarë amerikanë, që synonte t’i nxirrte nga Republika e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.