Rajoni

Vrasje në 96′, xhaxha dhe nip dënohen me burgim të përjetshëm

Gjykata e qarkut në Selanik dënoi me burgim të përjetshëm dy shtetas shqiptarë, xhaxha dhe nip, të akuzuar për një vrasje 22 vjet më parë. Bashkë me ta u gjykua edhe vëllai i njerit prej tyre, që atëherë ishte 15 vjeç. Sipas akuzës, vrasja ka ndodhur në 3 shtator 1996. Shkak për vrasjen ishte mospagesa i 15 vjeçarit nga viktima, një blegtori grek.