34 vjeçari Lekë Vuksani është dënuar me arrest me burg, pasi vrau 51 vjeçarin Petrit Vuksani, më 2 maj 2023 në lagjen Skënderbeg në Shkodër.
Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë i 34 vjecari nuk ka folur, por ka preferuar të flasë avokati.
Avokati mbrojtës Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34 vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë “Arrest me burg” me afat.
Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata e cila ka miratuar kërkesën e Prokurorit të çështjes, Vat Stakaj, caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për veprën penale vrasje me paramendim.
Lekë Vuksani vrau me armë zjarri, Petrit Vuksanin, bashkëfshatarin e tij me të njëjtin mbiemër por që nuk kanë lidhje familjare. Pas kreu krimin, ai është larguar nga vendi i ngjarjes, duke marrë me vete edhe armën tip kallashnikov. 34 vjeçari ka qëndruar gjatë pasdites i fshehur pak metra larg banesës. Pas 21 orësh në kërkim, policia e Shkodrës, së bashku me forcat speciale RENEA, kanë bërë të mundur arrestimin e tij.