Aktualitet

Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Shkodër, nuk dihen motivet e ngjarjes!

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Guci e Re në rrethinat e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur sa kalon shkollën e Gucisë së Re.

Mësohet se i vdekur ka mbetur 20-vjeçari Pavlin Preka, që sipas policisë dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Policia ndodhet në vendngjarje.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe kush janë autori/ët.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi Paulin Preka, rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë ëdhtë ngritur një Grup i posaçëm  hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.