Në një intervistë për mediat britanike Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç, tha se për “gjashtë muaj apo një vit” do të mund të arrihet një marrëveshje me Kosovën. Edhe në Bruksel ka shpresë për një dakordësi, që mund ti hapte rrugë Kosovës të marrë një vend në OKB, dhe të dyja vendet të nisin një rrugë drejt anëtarësimit në BE.