“Nuk e kontrollojmë më territorin e Kosovës. Deri këtu kemi ardhur si rezultat i politikës sonë të keqe në vitet 2004 e 2008”. Kështu u shpreh gjatë një interviste për “Kurir”-in Aleksandar Vuçiç. Presidenti i Serbisë tha se “Zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk është aspak e lehtë”. Sipas tij, “Beogradi ka një politikë racionale” dhe se “Personalisht mbron politikën e pavarur të Serbisë”. Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në OKB, Vuçiç deklaroi se nuk dëshiron ta komentojë këtë çështje pasi pret të shohë se çfarë përmban plotësisht marrëveshja historike.