Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendi i tij po përballet me një luftë të vështirë “për ruajtjen e pavarësisë”. Sipas tij, “Për Kosovën, flasin me mbrojtësit e saj të fuqishëm”. “Eshtë problem kur duhet të bisedoni me ata që e kanë shkatërruar Serbinë në vitin 1999 dhe e kanë njohur shtetin e Kosovës në 2008-ën. Ata janë shumë të fuqishëm”, – deklaroi Vuçiç.