Dëshira e Serbisë është që të zgjidhet problemi i Kosovës, në mënyrë që ajo të luftojë falimentimin, dhe papunësinë. Kështu u shpreh Presidenti Serb, Aleksandër Vuçiç. Pas takimit me kryeministrin belg Charles Michel, Vuçiç tha se do të japë gjithçka, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.