Ministrit serb të Mbrojtjes, i ndalohet hyrja në Graçanicë. Prishtina zyrtare i refuzoi hyrjen në Kosovë, Aleksandër Vulinit, i cili do të merrte pjesë në manifestimin e përvitshëm të Vidovdanit. Eshtë fjala për betejën e zhvilluar në vitin 1389 në Fushë-Kosovë ku një koalicion i përbërë nga serbë, shqiptarë e rumunë u përball me forcat e Perandorisë Osmane. Vitet e fundit, gjatë shënimit të kësaj beteje, më 28 Qershor, nuk mungojnë thirrjet nacionaliste serbe.