Rajoni

VV kundërshton rolin udhëheqës të Thaçit në dialogun me Serbinë

Lëvizja Vetëvendosje e kundërshtoi rolin udhëheqës të presidentit të Kosovës në dialogun me Serbinë. Nënkryetari Glauk Konjufca, tha se gatishmëria e vazhdueshme e Hashim Thaçit për të drejtuar delegacionin e Prishtinës, mund të jetë përpjekje për të shtyrë për pak muaj, funksionimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. Sipas Konjufcës, presidenti mund të ketë frikë prej saj, si dhe e akuzoi kryetarin e shtetit se ka uzurpuar procesin e bisedimeve me Beogradin.