Aktualitet

“Xhafaj”, tre zyrtarët e PD-së dhe gazetari thirren në prokurori

Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet për audio përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike dhe rreth video dëshmisë së Albert Veliut. Organi i akuzës i dërgoi fletëthirrje për t’u paraqitur në Prokurori edhe gazetarit Jetmir Olldashi, i cili pritet të dëshmojë sot. Prokurorët do të kërkojnë nga Olldashi kopjen origjinale të përgjimit përfshirë mjetin regjistrues, që regjistroi bisedën e pretenduar nga PD-ja, mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt. Po sot është dita e marrjes së dëshmive nga Prokuroria edhe për deputetët demokratë Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj e Gazmend Bardhi, treshja denoncuese e audio përgjimit.