Aktori i njohur Steven Seagal ishte ndër të ftuarit në paradën ushtarake të sotme në Moskë me rastin e Ditës së Fitores mbi Fashizmin dhe ai u pa gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë duke parë paradën e tankeve nga Lufta e Dytë Botërore. Paraqitja e tij në paradë nuk është një surprizë duke pasur parasysh se aktori hollivudian është një mik i hershëm i presidentit rus Vladimir Putin dhe madje është bashkuar me një parti pranë Kremlinit.
Ai ka shprehur vazhdimisht mbështetje të palëkundur për Putinin dhe ushtrinë ruse në pushtimin e Ukrainës. Putini i dha atij Urdhrin e Miqësisë në vitin 2023, dhe aktori i cili tashmë kishte avokuar për aneksimin e Krimesë në Rusi, kishte vizituar qytetin rus të Olenivkës dhe kampin atje me të burgosurit ukrainas një vit më parë.
Steven Seagal spotted enjoying the parade pic.twitter.com/23XKbiaj8s
— Sputnik (@SputnikInt) May 9, 2025
Steven Seagal i cili prej vitit 2016 është shtetas rus, prezantoi dokumentarin e tij më të fundit i titulluar “Në emër të drejtësisë”. Ylli i filmave aksion mes të tjerave flet dhe për luftën mes Rusisë dhe Ukrainën, ku shprehet se është i gatshëm të japë jetën për presidentin rus, Vladimir Putin. Steven Seagal u transferua në Rusi disa kohë më parë. Aktori ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet me SHBA-në, ku ndër të tjera do të duhej të paguajë gjoba të rënda për shkelje financiare dhe tatimore dhe ku rrezikon edhe ndjekjen penale për akuzat e dhunës seksuale.
Me propagandën pro Moskës ai fitoi rolin e “Përfaqësuesit Special” për kulturorën. Në dokumentarin “Në emër të drejtësisë”, aktori vizitoi gjithashtu territoret e pushtuara nga forcat e armatosura ruse dhe madje arriti në qytetin e Mariupolit. Seagal gjithashtu i shkroi një letër Putinit, siç tregohet në një klip: “Tani do të shohim kush janë bashkatdhetarët tanë dhe miqtë tanë dhe cilët janë armiqtë tanë. Unë do të jem gjithmonë në anën e presidentit tim dhe do të luftoj përkrah tij. Unë jam gati të vdes nëse është e nevojshme”.