RJ Mitte, aktori i njohur për rolin e Walter ‘Flynn’ White Jr. në serialin kult “Breaking Bad”, është fejuar me të dashurën e tij prej vitesh, Kennedy Suarez.
Aktori 33-vjeçar i propozoi partneres së tij gjatë ditës së saj të 30-të të lindjes, në një event bamirës në Kaliforni.
Jam i emocionuar që kam gjetur partneren time në jetë. Kennedy është gjithçka për mua dhe mezi pres të fillojmë zyrtarisht jetën tonë së bashku
-tha Mitte për “People”.
Mitte, i cili jeton me paralizë cerebrale, bëri propozimin gjatë edicionit të 56-të të “Dia del Sol” – një event që mbështet organizatën UCP në San Diego, ku ai shërben si ambasador.
Edhe Kennedy është aktive në kauza sociale dhe pas fejesës shkroi në rrjete sociale:
Kam burrin e ëndrrave të mia në krah.
Çifti jeton në Brownsville, Teksas, dhe shpesh angazhohet në aktivitete humanitare. Mitte është gjithashtu president i fondacionit bamirës të familjes së tij me seli në Austin.
Filmi i tij më i fundit, “Westhampton”, pati premierën në Festivalin e Filmit Tribeca, ndërsa projekti i ardhshëm “Love Me Dead” do ta sjellë në ekran përkrah aktores Dove Cameron.