Rajoni

Zaev propozon emrin e ri, negociata me Greqinë

Liderët e partive politike në Maqedoni mbajtën sot një takim, në të cilin u diskutua për çështjen e emrit dhe negociatat me Greqinë. Kryeministri Zoran Zaev tha se emri “Republika ilindenase e Maqedonisë” është propozimi për të cilin mund të ketë kompromis me Greqinë. “Me këtë garantohet identiteti i maqedonasve, multietniciteti duke përfshirë shqiptarët, turqit dhe të tjerët, thotë Zaev.