Ndërkaq Policia e Sarandës zbuloi një parcelë me drogë në fshatin Vergo të Delvinës. Lënda narkotike gjet në vendin e quajtur “Sinanaj”, ku u zbuluan dhe u asgjësuan 265 bimë narkotike “cannabis sativa”. Ndërkohë në pranga ra Vasil Nune, 61 vjeç, nga Novosela, bari i zonës, i cili edhe në vitin 2015 është kapur me 12 kg marijuanë.