Bota

Zbulohet sekreti i shkrimit të Munch-it!

Zbulohet sekreti pas mbishkrimit në pikturën origjinale “The Scream” të piktorit norvegjez, Edward Munch. Lart në të majtë të kësaj vepre arti që përfundoi në vitin 1893 dhe është ndër më të njohurat në botë, dikush ka shkruar me laps në norvegjisht: “Mund të jetë pikturuar vetëm nga një i çmendur!”

Analiza të reja duke përdorur teknologjinë infra të kuqe zbuluan se shkrimi i përket vetë artistit. Piktura mbahet në Muzeun Kombëtar të Norvegjisë.  Për “The Scream” të pikturuar në 4 versione, bashkëkohësit  vunë në dyshim shëndetin mendor të Munch-it.

Mbishkrimi mund të lexohet si një koment ironik, por në të njëjtën kohë si një shprehje e cenueshmërisë së artistit. Shkrimi në pikturën e përfunduar tregon se krijimi për Munch ishte një proces i vazhdueshëm”, theksoi Mai Britt Guleng, kurator në Muzeun Kombëtar.

Edward Munch pikturoi katër versione të “The Scream” por versionet më të njohura përfshijnë origjinalin e lartpërmendur dhe një pikturë të mëvonshme në vitin  1910.