Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i PS-së ndodhet në një takim me të rinjtë në Tiranë për prezantimin e kandidatëve socialistë në zgjedhjet e 11 majit.
Rama e quajti ekipin një ndërthurje mes atyre me eksperiencë dhe të rinjve, buqetë e të gjitha moshave.
“Parti e re, ama shalqi me provë që brenda vetes ka të gjithë eksperiencën e të gjitha viteve qeverisë. Të dyja bashkë gjenden në ofertën dhe alternativën e PS-së.
Hedhja e votës kudo tjetër, është ta çosh votën kot”.
Rama kërkon që shqiptarët t’i japin prioritet Shqipërisë dhe më 11 maj të përqafojnë Europën.
“Si shqiptarë na takon të bëjmë gjithçka që të hyjmë tek dera e zgjerimit të BE-së. Për herë të parë, yjet e fatit tonë dhe të Europës janë bashkë. Duan ata, duam dhe ne. Shqipëria të jetë në BE. Është hapur dera e zgjerimit që nuk do të rrijë e hapur gjithmonë. Duhet ti japim mesazh të qartë. Që PS që sot është në qeveri nuk lëviz nga qeveria në të gjitha rastet…
Nuk diskutojmë a do kemi 71 mandate, por po diskutojmë që PS të ketë të gjithë mbështetjen për ti cuar negociatat deri në fund
Takimi mbahet në parkun olimpik ‘Feti Borova’.
Spiropali shigjeton Berishën: Kur u vendos lista e bunkerit të familjes, përjashtuat më të votuarin e primareve në Kavajë
Elisa Spiropali, një prej drejtuesve politike të PS për qarkun e Tiranës, nga një takim ku po prezantojnë kandidatët e PS për këtë qark, shigjetoi edhe Sali Berishën. Spiropali u ndal te primaret e Berishës, i cili la jashtë listës më të votuarin Hysen Kadiun, i cili ka qenë edhe drejtues i PD-së në Kavajë. Edhe pse doli më i votuari, Spiropali tha se u përjashtua kur u vendos lista e bunkerit të familjes.
LEXO EDHE: Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan 131 milionë lekë fonde, ja sa marrin dy partitë e mëdha!
“Mungesa e respektit për Kavajën u treguan me primaret që në krye nxorën kandidatin e Kavajës, por kur u vendos lista e bunkerit të familjes, Kavaja doli në bisht dhe nuk e vunë kandidatin më të votuar të primareve. Kavaja jo vetëm që është e parespektuar. Ndryshimi ndodhi vetëm kur PS fitoi në Kavajë dhe kur PS fiton”, tha Spiropali.
Kandidatët e PS-se ne Tiranë, Manastirliu: Me këtë skuadër finalizojmë ëndrrën e Shqipërisë europiane
‘Tirana do të jetë lokomotiva e fitoreve’ tha Ogerta Manastirliu sepse është simboli i punëve të mira falë punës, vizionit të PS-së dhe Edi Ramës. Është ky momenti të finalizojmë ëndrrën e kahershme për ta parë Shqipërinë në BE. Ky është mision historik që kërkon një skuadër të qarkut të Tiranës ku ndërthuret eksperienca e përvoja dhe energjia e të rinjve, e grave që kanë dhënë kontribut për Shqipërinë.