Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri janë zhvilluar dhe tashmë procesi elektoral ka përfunduar. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja e qytetarëve në votime ishte 42%, një shifër që tregon një interes të ulët krahasuar me vitet e kaluara. Procesi zgjedhor u zhvillua në përgjithësi në mënyrë të qetë, megjithëse u shënjuan disa problematika të izoluara në disa qendra votimi, përfshirë vonesa në hapjen e tyre dhe raportime për parregullsi në disa zona.
Analistët politikë kanë komentuar se niveli i ulët i pjesëmarrjes reflekton një shkallë të lartë të mosbesimit të qytetarëve ndaj klasës politike dhe institucioneve. Ndërsa partitë kryesore politike kanë shpallur fitoren në zonat ku kanë dalë të para, rezultatet përfundimtare pritet të publikohen në ditët në vijim. Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe vendas do të dalin gjithashtu me raportet e tyre për të vlerësuar standardet e procesit dhe për të identifikuar fushat që kërkojnë përmirësim në të ardhmen.
Lidhur me përqindjen e rezultatit të votimit, në faqen tonë të Web-it, ne ngritëm një sondazh ku pyesim lexuesit tanë nëse kanë votuar, apo jo. Përgjigjet ishin këto:
Po (88%)
Jo (12%)

Ndërkohë, sondazhi i ri në faqen e Top Albania Radio-s ngre pyetjen: “Finalja e UEFA Europa League, cila mendoni se do fitojë?
″?” Klikoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.