Aktualitet Politikë Zgjedhjet 2025

Zgjedhjet politike 2025, ja si ndahen mandatet!

Partia Socialiste ka arritur që të marrë avantazhin në shumicën dërrmuese të qarqeve në vend, sipas rezultateve të deritanishme (deri në orën 8 të mëngjesit) kur janë numëruar rreth 30% e votave në total, pa llogaritur votat e emigrantëve. Socialistët kanë kryesimin në 10 qarqe, ndërsa Partia Demokratike vetëm në Kukës e në Shkodër. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet është forcë e tretë në shumë qarqe. Partia Mundësia ka rezultatin më të mirë në Tiranë (4.95%), ndërsa Partia Socialdemokrate në Shkodër, me 18.8%.

TIRANE (279 qendra të numëruara, nga 1282)

Në kryeqytet Partia Socialiste e Shqipërisë    kryeson me rreth 41 mijë vota deri tani, ose 47.99%.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë rreth 30 mijë vota ose 34.92%.

Forcë e tretë është Partia Mundësia, me 4228 vota ose 4.95%.

Partia Socialdemokrate është e katërta me 2967, ose 3.48%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet është në vend të pestë me 2701 vota, ose 3.16%.

FIER(138/587)

Në Fier dominon Partia Socialiste e Shqipërisë, me 22.6 mijë vota ose 63.36%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë deri tani 8989 vota, ose 25.16%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhetka 1472 vota, ose4.12%

Partia Mundësia ka 938 vota, ose 2.63%

Partia Socialdemokrate ka 526 vota ose 1.47%

 

DURRES (90/493)  

Në Durrës sërish kryeson Partia Socialiste e Shqipërisë, me 13.1 mijë vota ose 51.48%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka 10 mijë vota ose 41.02%

Partia Mundësia është e treta dhe në Durrës me 603 vota, ose 2.37%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka  565 vota ose 2.22%

Lëvizja Bashkë ka 288 vota, 1.13%

 

ELBASAN (159/508)   

Edhe në Elbasan, kryesimi i Partia Socialiste e Shqipërisë është i fortë me25.3 mijë vota, ose 60.93%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka12.1 mijë vota, ose 29.16%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet është në vend të tretë në Elbasan, me 1316 vota ose 3.16%

Partia Mundësia ka 902 vota ose 2.17%

Partia Koalicioni Euroatlantik ka 834 vota, ose 2.00%

 

BERAT (105/275)   

Partia Socialiste e Shqipërisë ka 14.2 mijë vota, ose 59.17%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka arritur të marrë 7209vota ose 29.91%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet është sërish i treti me 1575 vota ose 6.53%

Partia Mundësia ka 425 vota  1.76%

Lëvizja Bashkë ka marrë 256  1.06%

 

DIBER 64/222 

Edhe në Dibër kryeson Partia Socialiste e Shqipërisë, me 9872 vota  58.24%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka 6.4 mijë vota  37.53%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet de sërish e treta me 186 vota 1.10%

Partia Koalicioni Euroatlantik    ka 178 vota  1.05%

Partia Socialdemokrate    ka 165 vota, ose 0.97%

 

GJIROKASTER (112/198)  

Në Gjirokastër dominimi është sërish i Partia Socialiste e Shqipërisë, me 13.6 mijë vota, ose 64.06%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka 5981 vota, 28.20%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë deri tani 669 vota,  3.15%

Partia Mundësia ka 292 vota 1.38%

Partia Socialdemokrate ka 210 vota,  0.99%

 

KORÇE (185/422)     

Partia Socialiste e Shqipërisë sërish dominon me 22.4 mijë vota, ose 55.12%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka rreth 14 mijë vota ose 34.41%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka 1511 vota ose 3.72%

Partia Socialdemokrate 1050 vota 2.58%

Partia Mundësia 853 vota 2.10%

 

KUKES (64/139)  

Kukësi është nga të pakat qarqe ku dominon Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 8404 vota 52.93%

Partia Socialiste e Shqipërisë ka 4901 vota, ose 30.87%

Partia Socialdemokrate 2262 vota 14.25%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 93 vota 0.59%

Partia Mundësia 93 vota 0.59%

 

LEZHE (70/245)

Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson dhe në Lezhë, me 7762 vota, 44.25%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka 7691  vota, 43.85%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet  934 vota  5.32%

Partia Socialdemokrate  561 vota  3.20%

Partia Koalicioni Euroatlantik 250 vota 1.43%

SHKODER (123/405)  

Shkodra është qarku ku gara është më e fortë.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore kryeson me 11.5 mijë vota ose 41.25%

Partia Socialiste e Shqipërisë është e dyta me 9739 vota, ose 35.05%

Partia Socialdemokrate është në vend të tretë, me 5225, me një peshë të konsiderueshme prej 18.80%, në krahasim me qarqet e tjera po nga kjo parti.

Partia Koalicioni Euroatlantik ka 410 vota  1.48%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka  394 vota 1.42%

 

VLORE (163/449)     

Edhe në Vlorë dominon Partia Socialiste e Shqipërisë me 18.3 mijë vota, ose 57.56%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka 9162 vota, 28.78%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet është sërish forcë e tretë dhe ka një peshë prej 5.91%, ose 1881 vota

Partia Mundësia  1198 vota, 3.76%

Partia Socialdemokrate 577 vota, 1.81%

Si ndahen mandatet

Kushti i parë që një parti të hyjë në Kuvend është që të kalojë pragun zyrtar, 1% të elektoratit në të gjithë vendin. Më pas, KQZ-ja numëron votat dhe shpërndan mandatet brenda subjekteve. Psh, në Tiranë ku ndahen 37 mandate, nëse partia e parë merr 16 mandate, të parët që hyjnë në Kuvend janë 12 emrat e listës së mbyllur. 4 mandatet e tjera, merren nga lista e hapur, duke i renditur ata që kanë më shumë vota, me korrigjimin që në tre emra duhet të jetë një grua, duke spostuar burrin që ka më pak vota. Nëse një parti merr më pak se 12 mandate, në Kuvend shkojnë vetëm emrat e listës së mbyllur./Monitor