Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije ecurinë e procesit të votimit duke treguar se ka pasur 29 denoncime. 4 vijnë nga 2 subjekte zgjedhore, 2 nga PS për kandidatin e koalicionit Bashkë-Fitojmë në Elbasan dhe kandidatin e koalicionit Bashkë-Fitojmë në Tiranë për thyerje të heshtjes zgjedhore nga 2 kandidatët.
Janë 29 denoncime formalisht ose zyrtarisht, në dy subjekte, 3 nga PS dhe një nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Janë dy denoncime për kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Elbasan dhe një për kandidatin e Bashkë Fitojmë” për Tiranën. Sa i përket procesit të identifikimit dhe pjesëmarrjes janë 998633 votues të cilët janë identifikuar nëpërmjet pajisjes së identifikimit, kjo për qendrat e votimit të cilat raportojnë përmes pajisjes elektronike të identifikimit.
Në vlerësim të denoncimeve kjo të bën të tregosh që procesi ka ecur mirë. Këto të dhëna të lënë të kuptosh që ka probleme, por në vlerësimin tim procesi është normal. Do duhet të duhet të presim. E kemi thënë qartë se si është situata, nëse ndonjëri do që ta tërheqi KQZ në një diskutim jo politik nuk kemi përse ta bëjmë, në emër të KQZ, jo çfarë klasifikohet si parregullsi apo problematikë në lidhje me funksionin me pajisjen e id ka cenuar një interes themelor të ndonjë votuesi apo disa votuesve, patjetër që ne njohim të gjithë përgjegjësinë, nëse kjo ka ndikuar nga ata, ne ndjesën e kemi kërkuar, nuk e di se kush kërkon më shumë se kaq dhe çfarë duhej të ishte bërë ndryshe nga ajo çfarë jemi duke bërë.
Kandidatët dhe subjektet e kanë të ndaluar të bëjnë fushatë dhe të adresojnë sjellje për mbështetje gjatë ditës së votimit, nëse thirrjet e tyre janë ftesa të votuesve për të marrë pjesë në votime, por nëse thirrjet janë më votoni mua, do u bëja thirrje kandidatëve që ta respektojnë këtë kërkesë të ligjit në interes të ligjshmërisë së ligjit.
KQZ gjithashtu ka sqaruar se mungesa e shenjës së gishtit në votimin biometrik është konstatuar si problem vetëm për moshat e treta por operatorët kanë respektuar protokollin.