Nga Vjena, kryeministri Rama përsëriti se deklarata e homologut grek për zgjerimin e kufirit detar të Greqisë me 6 milje nuk ka lidhje me ujërat tanë e as me paktin i cili ende nuk është arritur me Athinën. Hartat që dalin i cilësoi “spekulime pa lidhje me realitetin”. Ndërsa vuri në dukje se një marrëveshje ndërshtetërore nuk bëhet sot fshehurazi, theksoi se “puna me palën greke është konstruktive”. Gjithashtu, Rama iu përgjigj presidentit Meta, i cili lidhur me çështjen e ujërave territoriale, deklaroi dje se “do të mbrojë Kushtetutën”. Kryeministri Në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, sot në kryeqytetin austriak Vjenë, Rama iu drejtua takimit special të Këshillit të Përhershëm mbi situatën në Bjellorusi. Më pas, kryeministri foli për çështje të tjera në një konferencë shtypi me gazetarë.