Zv.Kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, reagoi pas njoftimit se u gjet gazetari serb që po hetonte vrasjen e politikanit serb të Mitrovicës së Veriut, Oliver Ivanoviç. Gjatë zhdukjes së tij, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ngriti akuza ndaj Prishtinës. Por, përmes një postimi në “Tuitter”, Hoxhaj tha se “Akuzat janë trillimet e rradhës së Vuçiçit”. Gjithashtu, zv.Kryeministri kërkoi që nëse autoritetet serbe, kanë fakte të besueshme ku bazohen për këto deklarata, t’i ndajnë me Kosovën.