Rajoni

Zyrtarja e BE-së Apostolova kritikon qeverinë e Haradinajt

Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalya Apostolova, kritikoi qeverinë e Ramush Haradinajt. Ajo tha se, në vend që të paguhen miliona në rrogat e Zëvendësministrave, Kosova mund të bëjë reforma. Apostolova thotë se Kosova nuk ka pasur përparim në reformën e arsimit. Ajo ka kritikuar shpeshherë Qeverinë, përfshirë edhe në proceset e rëndësishme si vonesa e Demarkacionit.