Bota

12 vrasje seriale dhe 50 përdhunime, arrestohet pas 50 vitesh autori

Policia amerikane deklaroi se ka arritur të arrestojë autorin e të paktën 12 vrasjeve seriale dhe të 50 përdhunimeve, pas afro 50 vitesh hetime. Sherifi i kontesë së Sakramentos në Kaliforni raportoi se është arrestuar Joseph James DeAngelo Jr nën akuzën e dy vrasjeve. 72-vjeçari, që ka shërbyer edhe si efektiv policie ishte pushuar nga puna për vjedhje.