Në Kremlin, Vladimir Putin u betua sot për mandatin e 4-rt në krye të shtetit, pas Presidencialeve të 18 Marsit. I cilësuar si Cari i Rusisë, 65-vjeçari u shfaq sot i pashqetësuar, ndërsa dy ditë më parë, policia arrestoi mbi 1 mijë persona në 19 qytete, pasi protestuan kundër sundimit të tij. Putin e kreu betimin me dorën e djathtë të mbështetur mbi një kopje të Kushtetutës së Rusisë. Në fjalimin inaugurues, mesazhi i përsëritur ishte thirrja për një ndryshim të madh, që t’i japë shtysë ekonomisë e të rrisë standartin e jetesës.