Aktualitet

14 Maji, Celibashi i propozon KAS-it gjobë për 20 kryebashkiakë e 5 zyrtarë ministrish!

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi i ka dërguar KAS-it, Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, pesë kërkesa për vendosje sanksionesh administrative ndaj disa kryebashkiakëve e zyrtarësh të lartë të ministrive. Seanca pritet të zhvillohet gjatës ditës së sotme. Sipas kërkesës, personat kanë shkelur ligjin duke përdorur fonde publike për fushatën e zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

Ajo që bie në sy është fakti se Celibashi ka kërkuar sanksione ndaj 20 kryebashkiakëve, pesë sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive të Financave, Turizmit, Shëndetësisë, Drejtësisë dhe Kulturës, në masën 3 mijë lekë.

Lista e kryebashkiakëve për të cilët kërkohet gjobë:

-Armando Subashi, kryetar për Bashkinë Fier

-Gledian Llatja, kryetar për Bashkinë Elbasan

-Klodian Taçe, kryetar për Bashkinë Gramsh

-Arif Tafani, kryetar për Bashkinë Belsh

-Lefter Alla, kryetar për Bashkinë Bulqizë;

-Andis Salla, kryetar për Bashkinë Cërrik;

-Redjan Krali, kryetar për Bashkinë Kavajë;

-Klement Ndoni, kryetar për Bashkinë Këlcyrë;

-Erion Isai, kryetar për Bashkinë Kolonjë;

-Shuaip Beqiri, kryetar për Bashkinë Konispol;

-Safet Gjici, kryetar për Bashkinë Kukës;

-Pjerin Ndreu, kryetar për Bashkinë Lezhë;

-Kastriot Gurra, kryetar për Bashkinë Librazhd;

-Majlinda Bufi, kryetare për Bashkinë Roskovec

-Elton Arbana, kryetar për Bashkinë Shijak

-Eriselda Sefa, kryetare për Bashkinë Lushnje;

-Qerim Ismailaj, kryetar për Bashkinë Mallakastër

-Nuri Belba, kryetar për Bashkinë Prrenjas

-Pali Kolefski, kryetar për Bashkinë Pustec

-Blerim Shera kryetar për Bashkinë e Vorës

3000 lekë gjobë për (përdorim të postimeve me përmbajtje partiake në faqet zyrtare të ministrive)

Lediana Agalliu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit

Zerina Bruci, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës

Ismail Shehu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë

Joana Duro, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Risena Xhaja, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

Gjobë 3000 lekë për Elvis Gjika, person përgjegjës për Bashkinë Kamëz (shkelje të raportimit të veprimtarive)