Travel

15 pishinat natyrore më të bukura në botë!

Nga liqenet e fshehura nën malet e akullta deri te ujëvarat tropikale, ky artikull tregon ku ndodhen pishinat natyrore më të pabesueshme natyrore në planet, ku çdo zhytje është përjetim në vetvete. “Noti i egër”, siç po quhet trendi i viteve të fundit, po kthehet në mënyrën më të bukur për të bashkuar trupin dhe mendjen me natyrën.

Në jug të Francës, Parku Kombëtar i Calanques, mes Marsejës dhe Cassis, shpërblen çdo vizitor me ujëra blu mes shkëmbinjsh të bardhë.

Port Pin dhe En Vau ofrojnë një parajsë të qetë, që në mëngjes duket si e paprekur nga bota. Po aq unik është edhe Plazhi i Kuq në Santorini, ku ngjyra e hekurit të oksiduar krijon një kontrast mahnitës me ujin e kaltër të Egjeut.

Në Afrikë, një përvojë që nuk krahasohet me asgjë tjetër është Pishina e Djallit në Ujëvarat Viktoria, Zambia.

Në anën tjetër të globit, Liqeni Qiellor në kufirin mes Kinës dhe Koresë së Veriut ngrihet 2,000 metra mbi nivelin e detit. Edhe pse i ftohtë, peizazhi është magjepsës.

Crystal River në Florida është i vetmi vend në botë ku mund të notosh pranë manateve, krijesa të qeta dhe kureshtare që e bëjnë çdo zhytje të paharrueshme.

Më afër majave, Dalebrook Tidal Pool në Afrikën e Jugut ndodhet mes St James dhe Kalk Bay. Ndërsa në Japoni, Lumi Akigawa ofron arratisjen perfekte nga zhurma e Tokios, me ura druri, BBQ dhe ujë kristal.

Islanda, me bukuritë e saj mistike, fsheh Seljavallalaug, pishinën më të vjetër të vendit, ndërtuar në 1923, mes maleve të gjelbra dhe mjegullës që nuk zhduket kurrë.

Në Lindjen e Mesme, gropa Bimmah në Oman, sipas legjendës, është krijuar nga një meteor. Uji i saj i kaltër kristal ndodhet vetëm 130 kilometra nga Muskat dhe është një nga mrekullitë më të bukura  të Gadishullit Arabik.

Në Europë, ura romake Pont du Gard në Francë shërben jo vetëm si monument historik, por edhe si vend për një zhytje verore mes historisë dhe artit antik.

Ballkani nuk mbetet pas: Ujëvara e Kravicës në Bosnjë e Hercegovinë është kthyer në një nga vendet më të dashura të rajonit, me ujë të pastër, natyrë të gjelbër dhe rrjedhje që dëgjohet nga larg.

Po ashtu, në Meksikë, cenotet X’keken dhe Samula pranë Valladolidit janë mrekulli nën tokë, me stalaktite që varen mbi ujëra të kthjellëta.

Në Kanada, pishina Kitsilano në Vancouver ofron pamje madhështore drejt maleve, ndërsa në ishullin Fraser në Australi, liqenet e brendshme zëvendësojnë detin plot peshkaqenë, duke e kthyer ishullin më të madh me rërë në botë në një parajsë të vërtetë për të notuar.

15 pishinat natyrore më të bukura në botë:

Parku Kombëtar i Calanques, Francë

Plazhi i Kuq (Red Beach), Greqi

Pishina e Djallit (Devil’s Pool), Ujëvarat Viktoria, Zambi

Liqeni Qiellor (Heaven Lake), Kinë

Crystal River, SHBA

Dalebrook Tidal Pool, Afrikë e Jugut

Lumi Akigawa, Japoni

Seljavallalaug, Islandë

Pylli i reve Monteverde, Kosta Rika

Gropa Bimmah (Bimmah Sinkhole), Oman

Ura Pont du Gard, Francë

Ujëvara Kravica, Bosnjë dhe Hercegovinë

Cenotet X’keken, Meksikë

Pishina Kitsilano, Kanada

Ishulli Fraser, Australi/shqip.al