Aktualitet

Sot dita e 19 e revoltës qytetare, protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Ka nisur protesta e 19 radhazi në Tiranë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin Skenderbej dhe po marshojne drejt Kryeministrisë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij, ndërsa gjatë tubimit artikulohen kritika edhe  kundër opozitës . Një nga sloganet që është bërë pjesë e protestave është “Opozita jemi ne”, duke shprehur refuzimin e protestuesve ndaj partive të vjetra politike dhe kërkesën për një përfaqësim të ri qytetar.

Protestuesit kanë paralajmëruar gjithashtu mesazhe kundër të gjithë klasës politike të vjetër, duke theksuar se përgjegjësia për situatën aktuale nuk i atribuohet vetëm mazhorancës, por edhe opozitës.

Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, organizatorët kanë vendosur që edhe sot protesta të nisë në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët të mund të marrin pjesë në kushte më të favorshme.

LEXO EDHE: “Nuk jeni burim objektiv, fakti që je greke…”/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Shumica e shqiptarëve e duan projektin në Zvërnec, ajo që shihni s’është ajo që po ndodh!

Edhe protesta e zhvilluar një ditë më parë u karakterizua nga pjesëmarrje e lartë, me një numër të madh qytetarësh që mbushën sheshin dhe marshuan në qendër të Tiranës, duke vijuar serinë e tubimeve të përditshme kundër qeverisë dhe establishmentit politik.

LEXO EDHE: Avokati i Popullit nis hetimin e veprimeve të policisë ndaj protestuesve: Policia duhet të vërtetojë shkeljen e ligjit!