Showbiz

20 vite së bashku, Victoria Beckham: “Me David ishte dashuri me shikim të parë”

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Today” krahas karrierës së suksesshme si stiliste, Victoria Beckham u pyet edhe për martesën e saj që gjithashtu është e suksesshme.

Ajo dhe ish-futbollisti, David Beckham kanë 20 vite së bashku dhe vazhdojnë të jenë më të lumtur se kurrë. E pyetur se cili është çelësi i një martese të lumtur, Victoria shpjegoi se janë fëmijët ata që i mbajnë kaq shumë të bashkuar.

“Jemi shumë pranë fëmijëve dhe nevojave të tyre, unë dhe David ramë në dashuri me shikim të parë, e dinim që do t’ja dilnim por me fëmijët kjo ndjenjë shtohet” ,-tha ajo.