Celebrities Gossip Showbiz

Romeo Beckham mahnit fansat me ngjashmërinë e jashtëzakonshme me David Beckham!

Romeo Beckham ka rrëmbyer vëmendjen gjatë pushimeve luksoze familjare në Ibiza, ku u fotografua pranë babait të tij, David Beckham, duke nxitur reagime të shumta për ngjashmërinë e tyre të habitshme.

Babë e bir u panë pa bluzë në bordin e jahtit të familjes, teksa shijonin ditët e verës në Mesdhe.

Të dy ekspozuan fizikun e tonifikuar dhe tatuazhet karakteristike, ndërsa pas një zhytjeje në det u mbështollën me peshqirë të bardhë identikë, një detaj që e bëri edhe më të dukshme ngjashmërinë mes tyre, shkruan Daily Mail.

Familja Beckham po kalon pushimet në jahtin luksoz “Seven”, me vlerë rreth 18.5 milionë euro, i cili është bërë prej kohësh pjesë e traditës së tyre verore.


Në këtë udhëtim i shoqërojnë Victoria Beckham dhe partnerja e Romeos, Kim Turnbull. Victoria u shfaq elegante me një fustan të zi, një shall Chanel dhe një kapelë kashte, ndërsa Romeo dhe Kim shijuan një xhiro me motor uji.

Jahti “Seven”, i blerë në vitin 2022, mban emrin e numrit legjendar që David Beckham veshi gjatë karrierës së tij në futboll, si edhe emrin e mesëm të vajzës së tyre, Harper Seven.

Luksi në bord nuk mungon. Jahti disponon pesë kabina për dhjetë të ftuar, një vaskë me hidromasazh dhe një sërë pajisjesh për sporte ujore, duke u ofruar familjarëve të gjitha kushtet për pushime ekskluzive.

Pak ditë më parë, Beckhamët ishin gjithashtu në tribunat e finales së Kupës së Botës në SHBA.

Në stadium u panë David, Victoria, Romeo, Kim Turnbull, Harper, Cruz dhe partnerja e tij, Jackie Apostel.

I vetmi që mungoi ishte djali i madh i familjes, Brooklyn Beckham, i cili vazhdon të qëndrojë larg daljeve publike me pjesën tjetër të familjes, duke ushqyer spekulimet për raportet e tij me Beckhamët.