Ukraina po shënon 32-vjetorin e katastrofës bërthamore në Çernobil, duke organizuar ceremoni përkujtimore, në nderim të viktimave. Në “Facebook”, Presidenti Ukrainas shkruan se “Duhet bërë gjithçka që të parandalohet përsëritja e një tragjedie të tillë dhe zona e Çernobilit të jetë territor i ndryshimit”, – shkruan Poroshenko. Më 26 Prill të 1986-ës, shpërthimi i fuqishëm në një reaktor bërthamor, shpërndau re me material radioaktiv, në shumë pjesë të Evropës.