Bota

36 turistë të vdekur në një aksident me autobus në K.Veriore

Aksident i rëndë rrugor në jug të Penianit. Nga përplasja e një autobusi me turistë kinezë humbën jetën 32 prej tyre, si dhe 4 koreano-veriorë. Kjo bëri që Kina të dërgonte një ekip mjekësor për të asistuar personat në gjendje të rëndë shëndetësore. Vendi aziatik është partneri më i madh tregtar i Koresë së Veriut, ndaj turistët kinezë rezultojnë mes vizitorëve më të shpeshtë në shtetin e izoluar.