Aktualitet

4 ditë pa ujë, riparohet problemi i rrjetit në qytetin e Lushnjes!

Riparohet problemi i rrjetit që la pa ujë të pijshëm qytetin e Lushnjes prej 4 ditësh. Kryebashkiakja Eriselda Sefa konfirmoi për Top Albania Radio se ka nisur mbushja e depove me ujë dhe në orën 22:00 do të lëshohet uji në rrjet.

Furnizimi do fillojë për lagjet: “Skender Libohova”, “Loni Dhamo”, “Gafur Muço” dhe objektet përgjate Shëtitores së stadiumit.

Nesër në orën 06:00 fillon furnizimi për lagjet: ” Çlirimi”, “Kadri Qystri”, “Kongresi i Lushnjes” dhe “Xhevdet Nepravishta”.

Në orët e para të mëngjesit do të njoftohet edhe për oraret e furnizimit të lagjeve: “Karbunarë”, “Saver”, “18 Tetori” dhe fshatrave Plug dhe Golem.

Kujtojmë se gjatë kohës që mungonte furnizimi me ujë, banorët morën furnizim përmes autoboteve. Shkak i mungesës së ujit u bë zëvendësimi i tubacionit kryesor dhe punimet zgjatën përtej parashikimeve.