Bota

‘5 Yjet’ largohet nga Lega Nord, tenton koalicion majtas me PD-në

Në Itali, marrin drejtim të ri, mundësitë për formimin e Qeverisë. Lideri i Lëvizjes “5 Yjet”, Luigi di Maio i hap dyert bashkëpunimit me Partinë Demokratike, duke ia mbyllur ato, Ligës së Veriut. Sipas tij, “Kanë perënduar shanset për një pakt me subjektin e Matteo Salvini-t”. 4 Marsin e kaluar, në Itali u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por rezultati nuk shmangu ngërçin politik.