Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të zhvillojë sot një takim me kryeministrin e ri britanik Andy Burnham, në vizitën e tij të parë ndërkombëtare që nga marrja e detyrës.
Takimi do të zhvillohet në një bazë detare në Mbretërinë e Bashkuar, ku dy liderët do të takohen edhe me rreth 200 ushtarë dhe marinarë ukrainas që kanë përfunduar trajnimin “Sea Breeze”, një program për sigurinë detare dhe kundër-minat në Detin e Zi.
Gjatë vizitës, Britania pritet të njoftojë edhe ndarjen e teknologjisë së bllokuesve elektronikë “Stone Cloak”, pajisje që përdoren për të penguar sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.
Këto pajisje, të vendosura në dronë ukrainas, ndihmojnë në shmangien e zbulimit dhe goditjes nga sistemet ruse. Me marrëveshjen e re, Ukraina do të ketë mundësi t’i prodhojë vetë ato në shkallë më të gjerë. “Britania qëndron me Ukrainën, krah për krah. Mbështetja jonë mbetet e palëkundur”, deklaroi Burnham.
Deri më tani, Mbretëria e Bashkuar ka ofruar rreth 25 miliardë paund mbështetje për Ukrainën, përfshirë ndihmë ushtarake dhe financiare.
Vizita e Zelenskyyt vjen në një kohë kur Londra synon të riafirmojë angazhimin e saj ndaj Kievit dhe partneritetin afatgjatë mes dy vendeve.