Botë e Çuditshme Lifestyle

500 ditë brenda një shpelle, gruaja nga Spanja vendos rekordin e ri botëror!

Një grua spanjolle ka tejkaluar çdo pritshmëri pasi ka qëndruar për 500 ditë brenda një shpelle. Beatriz Flamini qëndroi e izoluar në një shpellë të Granadës, pa asnjë kontakt me botën e jashtme, që nga data 20 nëntor 2021, duke vendosur kështu një rekord botëror. Gjithsesi, ashtu siç ka shpjeguar vetë në Instagram dy ditë përpara se ta niste këtë sfidë, një ekip i madh teknik e ka ndihmuar për sigurinë e kësaj eksperience.

Qëndrimi në shpellë prej 500 ditësh mund të përjetohet përmes një dokumentari të quajtur “TimeCave”, pasi aventurierja ka rrëfyer se si ka qenë sfida e saj përmes regjistrimeve të bëra me një kamerë GoPro. Sipas gazetës “Ideal”, gjatë kësaj kohe, Beatrizit i janë dashur rreth një ton e gjysmë material dhe ushqim për të mbijetuar në shpellë, përveç 1000 litrave ujë. 500 ditë në të cilat aventurierja ka shfrytëzuar gjithashtu mundësinë për të lexuar afro 60 libra, në një sfidë ku kanë marrë pjesë edhe Universiteti i Granadës dhe Universiteti i Almerisë.

Rikujtojmë, se Jennifer Ayres nga Darlington është në rrugën duke realizuar ëndrrën e saj, të ndërtojë shpellën më luksoze në botë. Ajo është me profesion inxhiniere ujërash dhe pasi u zhvendos në Australi 15 vite më parë nisi në qytetin Coober Pedy realizimin e ëndrrës së saj, një shtëpi brenda një shpelle. Deri tani, kur ka arritur të realizojë vetëm gërmimet dhe ka shpenzuar një shifër më shumë se 100 mijë dollarë.