Një skelet njerëzor prehistorik është gjetur në një sistem shpellash nënujore përgjatë bregdetit të Karaibeve të Meksikës. Zona u përmbyt në fund të epokës së fundit të akullnajave 8,000 vjet më parë, sipas një arkeologu zhytës shpellash të përfshirë në zbulim. Skeleti është i 11-ti i tillë i gjetur në shpella gjatë tre dekadave të fundit midis destinacioneve turistike të Tulum dhe Plaja del Karmen. Disa nga mbetjet më të vjetra njerëzore në Amerikën e Veriut janë zbuluar në shpellat me gropa të njohura si “senotes”, me disa skelete më të hershme që datojnë rreth 13,000 vjet më parë.
Zbulimi u bë në fund të vitit të kaluar dhe arkeologët janë duke e analizuar. Arkeologët e gjetën skeletin në fund të vitit 2025 dhe tani po analizohet. Skeleti u gjet në një pjesë më të ngushtë të një dhome të brendshme, që trgon se trupi ishte vendosur aty ndoshta qëllimisht, si pjesë e një praktike rituale. Pas zbulimeve të vazhdueshme autoritetet meksikane po punojnë për të përcaktuar të gjithë zonën si një zonë të mbrojtur kombëtare, me qëllimin që një status i tillë të arrihet brenda këtij viti.
Gjatë gërmimeve në një varr të Epokës së Gurit në Gjermani, arkeologët kanë zbuluar një tunel misterioz nëntokësor që mendohet se është ndërtuar në Mesjetë, mijëra vite pas krijimit të varrit. Zbulimi u bë pranë fshatit Dornberg, në landin Saksoni-Anhalt, gjatë një studimi paraprak përpara një projekti ndërtimi. Fillimisht u identifikua një hendek trapezoidal i mijëvjeçarit të katërt para erës sonë, disa varre neolitike të mijëvjeçarit të tretë p.e.s. dhe një tumë e Epokës së Bronzit nga mijëvjeçari i dytë p.e.s.
Megjithatë, gjatë punimeve, arkeologët hasën një gropë të zgjatur ovale dhe një pllakë të madhe guri. Gropa, rreth 2 metra e gjatë dhe 0.75 metra e gjerë, ndërpriste hendekun neolitik në kënd të drejtë. Ajo vijonte më tej, duke u shndërruar në një sistem tunelesh të njohur në gjermanisht si erdstall, që do të thotë tunel nëntokësor.