Bota

66-vjeçari ekzekutohet për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 6-vjeçare!

Një burrë i dënuar me vdekje u ekzekutua në Florida ndërsa një i dytë i shpëtoi të njëjtit fat, pasi mori një falje nga guvernatori i Oklahomës, në jug, i cili ia ndryshoi dënimin në burgim të përjetshëm. Brian Jennings, një ish-marins 66-vjeçar, u ekzekutua për përdhunimin dhe vrasjen e Rebecca Kunas, një vajze 6-vjeçare, në vitin 1979. Tremaine Wood, 46 vjeç, i dënuar me vdekje për vrasjen e Ronnie Wief, 19 vjeç, më 1 janar 2002, pritej gjithashtu të ekzekutohej me injeksion vdekjeprurës.

Megjithatë, në minutën e fundit, guvernatori republikan i shtetit, Kevin Stitt, vendosi të pranonte një rekomandim nga komiteti i faljes, i cili rekomandoi më 5 nëntor që dënimi të ndryshohej në burgim të përjetshëm. Vendimi “merr parasysh të njëjtin dënim të dhënë vëllait (të Wood) për vrasjen e një të riu të pafajshëm dhe siguron që “krimineli i rrezikshëm” të ndëshkohet rëndë në mënyrë që ai “të mos dëmtojë kurrë” askënd tjetër, shpjegoi z. Stitt në një deklaratë.

Guvernatori, kishte ndryshuar vetëm një dënim tjetër me vdekje në burgim të përjetshëm, në vitin 2021, katër orë para ekzekutimit. Komiteti rekomandoi uljen e dënimit, duke konstatuar se mbrojtja nga avokati i caktuar ishte e pamjaftueshme. Vëllai i tij më i madh, me një mbrojtje më të fuqishme, u dënua me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht. Ai kishte rrëfyer se kishte vrarë viktimën me thikë. Ai kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019. Një total prej 42 ekzekutimesh janë kryer në Shtetet e Bashkuara deri më tani këtë vit, numri më i lartë që nga viti 2012, kur u regjistruan 43.