Bota Botë e Çuditshme Lajmet e fundit

72 vjeçari britanik 10 muaj me COVID, i parapërgatitet 5 herë funerali!

Dave Smith 72 vjeçari britanik është një ndër rastet e rralla pasi ka pasur më shumë se 290 ditë i infektuar me COVID-19.  Ai u infektua me koronavirus në fillim të valës së parë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020 dhe për gati 10 muaj kishte simptoma të shumta.

Gjatë asaj periudhe, Smith, rezultoi 42 herë pozitiv dhe u shtrua në spital shtatë herë.

Sa herë që ndihesha keq dhe isha në prag të vdekjes, gruaja ime organizonte përgatitjet e fundit, ka organizuar një funeral pesë herë, -tha ai.

Smith ndihet me fat që ka shpëtuar, por është i vetëdijshëm që jeta për të pas COVID-19 nuk do të jetë njësoj për të.

Por unë e di që kurrë nuk do të jem 100% mirë sepse COVID ka shkatërruar mushkëritë e mia, pasi kam probleme të vazhdueshme të frymëmarrjes, por çdo ditë që jetoj tani është një bonus

Të infektuarit me COVID-19 edhe pse e padëshirueshme ka rezultuar e pashmangshme për më shumë se 180 milionë persona dhe fatale për pothuajse 4 milonë persona.