Një tërmet me magnitudë mes 4 dhe 4.5 Rihter është regjistruar rreth orës 09:30 në provincën Forlì-Cesena në Itali. Pas disa minutash, një tjetër lëkundje me magnitudë mes 3.7 dhe 4.2 goditi zonën e Ravenës. Vlerësimet provizore u bënë nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV).
Në disa zona në Forlì, banorët dolën në rrugë të frikësuar. Tërmeti është ndjerë në të gjithë rajonin e Romagnës. Pavarësisht panikut, nuk ka njoftime për dëme. Kjo u konfirmua nga autoritetet italiane që bënë të ditur se kryen evakuime parandaluese.
Kryetarja e bashkisë së Russi-t, Valentina Palli, bëri thirrje për qetësi, duke theksuar se situata po monitorohet dhe se evakuimet janë kryer me rend.