Bota

Tërmet i fortë në Italinë e jugut!

Një tërmet me magnitudë 5,1 i shkallës Rihter u regjistrua sot në mëngjes në det, pranë bregdetit jugor të Italisë, siç edhe njoftuan autoritetet në vendin fqinj.

Sipas mbrojtjes civile dhe shërbimit zjarrfikës, nuk pati raportime për të lënduar, dëme materiale apo kërkesa për ndihmë.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) bëri të ditur se epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 20 kilometra larg bregut jugor të rajonit të Kalabrisë.

Sipas mediave, lëkundjet u ndjenë në skajin jugor të gadishullit italian, si edhe në ishullin mesdhetar të Sicilisë.

Agjencia e mbrojtjes civile njoftoi se kreu verifikime në terren pas tërmetit dhe informoi autoritetet lokale, në mënyrë që të ndërmarrin veprimet e nevojshme.