Pak javë prej fillimit të tij dhe programi më i dashur në Shqipëri “Big Brother VIP” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe të gjithë janë kurioz se çfarë do të ndodhë brenda shtëpisë çdo ditë e më shumë. Këtë herë po përflitet rreth emrave të rinj që pritet të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme.
Emri më i ri i cili po përflitet së fundmi është ai i bukuroshes, Beatrix Ramosaj. Ku ka zë nuk është pa gjë dhe kjo nuk vjen pa shkak. Modelja ka postuar në rrjetin e saj social Instagram një Insta Story ku ka vendosur një foto të vëllait të saj, këngëtarit të njohur Alban Ramosaj dhe shkruan se:
Më mungon dhe do të më mungosh akoma më shumë.

Por pse vjen kjo deklaratë nga Beatrixa, e cila pikërisht tani na përforcon më shumë mendimet në lidhje me pjesëmarrjen e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atë të ‘Big Brother’. Nuk përfundon me kaq e gjitha.
Në një postim të bërë nga ‘Top Albania Radio’ ku ndjekësit e saj janë pyetur se kush mendojnë se do të jetë banori ose banorja më e re në ‘Big Brother Vip’. Në përgjigjet e shumta të ndjekësve ka qenë edhe Trixa bukuroshe.
Vetë modelja vendosi që ta ripostonte këtë foto edhe në Instagramin e saj dhe duke shtuar edhe më shumë dyshimet për pjesëmarrjen e saj pasi ajo drejton edhe pyetjen do të donin që ajo të ishte pjesë.

Neve na mbetet që të presim ditën e martë për të kuptuar nëse realisht ajo do të jetë ose jo pjesëmarrëse dhe banorja më e re në shtëpinë e ‘Big Borther Vip’.