Celebrities Gossip Showbiz

“Më vjen keq ta them, kisha një shoqëri shumë të mirë…”/ Livia Brunga thyen heshtjen, tregon raportin me Rozana Radin

Livia Brunga ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Top Arena” ku ka treguar detaje për jetën e saj personale dhe atë profesionale. Moderatorja Françeska Rustem e kishte ndarë intervistën në tre pjesë, ku e nisi me atë të “Big Brother VIP”. E pyetur se si ka ndryshuar jeta pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Livia u shpreh se është po ‘ajo Livia e shoqërisë, e qetë’.

Pjesë nga intervista:

Si ka ndryshuar jeta jote pas “Big Brother”?

Unë e them gjithmonë, Livia pas “Big Brother” ka qenë thjesht Livia. Nuk kam ndryshuar. Jam angazhuar me pjesën e televizionit, e kam marrë përsipër më shumë se më parë, por kaq. Jam gjithmonë ajo Livia e shoqërisë, Livia e qetë, Livia Livia.

Ndonjë personazh që nuk flet pas “Big Brother”?

Më vjen keq ta them, por kisha një shoqëri shumë të mirë me Valbonën, aktualisht nuk flasim më. E kam xhan por nga larg, vetëm kaq.

Në rrjet është aluduar për një zënkë, një krisje miqësie, një rikthim miqësie me Rozana Radin. Si është raporti sot?

Mieqësia me Rozanën është siç e keni parë në “Big Brother”. Kemi një miqësi shumë të ngushtë, jam gjithmonë në kontakt me Rozanën dhe është siç e keni parë, me ngritje nuk ka ulje në të vërtetë.