Botë e Çuditshme

A e dini se dhe oktapodet femra në Australi “shprehin bezdinë” ndaj meshkujve? Si e bëjnë këtë?

Një studim i zhvilluar në Australi ka zbuluar një sjellje të pazakontë te oktapodët femra në ujërat e Sidneit: ato përdorin sifonin e tyre për të hedhur me qëllim rërë, guaska apo baltë drejt meshkujve që i shqetësojnë.

Sipas studiuesve, ky veprim nuk është një refleks i zakonshëm për pastrim, por një reagim i drejtpërdrejtë ndaj ngacmimeve – një formë e rrallë në botën e kafshëve detare ku përdorimi i objekteve shërben për komunikim apo shprehje frustrimi.

Goditjet e qëllimshme dallohen qartë nga ato të zakonshmet që oktapodët përdorin për të pastruar strofkën e tyre, duke konfirmuar qëllimin pas këtij veprimi.

Ky zbulim e rendit oktapodin pranë disa kafshëve të rralla si shimpanzetë, që janë të njohura për përdorimin e objekteve për të shprehur ndjenja.

Pra, nëse mendoni se vetëm njerëzit dinë të thonë “mjaft”, oktapodët e bëjnë këtë në mënyrën e tyre unike dhe shumë efektive.