Showbiz

A jeni gati për maratonën e 100 këngëve më të bukura të vitit në TAR?!

Si çdo fundvit Top Albania Radio sjell një larmi programesh që do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë ditës më 31 dhjetor. Të hënën e fundit të këtij viti e nisim me një transmetim 5 orësh me “Maratona e 100 Këngëve”.

Të gjithë folësit e Top Albania Radios do të mblidhen jo vetëm për t’ju prezantuar hitet e vitit që po lëmë pas dhe këngën më të pëlqyer por edhe për të ndarë me ju kujtimet më të bukura të 2018-ës.

Në orën 17:00 do të mund të dëgjoni këngët më të bukura të muzikës moderne shqiptare që vijnë nëpërmjet klasifikimit të “The Top List” nga Top Awards.

Ndërsa gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve do të ktheheni pas në kohë për të rikujtuar hitet më të bukura të vitit 2014-të.