Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me abuzimet me tendera të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe vendimin që GJKKO vendosi ndaj saj; pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës.
Ambasada amerikane deklaroi se nuk komenton çështje në hetim, ndërsa theksoi se pavarësia e drejtësisë është thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA-Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane