Bota

Administrata Trump mbron politikat anti-emigracion

Administrata Trump mbron politikat anti-emigracion, pavarësisht kritikave për ndarjen e fëmijëve nga prindërit. Sekretarja e Departamentit për Sigurinë Kombëtare, Kristjen Nielsen, tha se “Po zbatojnë ligjin, për të mos lejuar emigracionin e paligjshëm”. Në kufirin me Meksikën, ndalohet kush tenton të hyjë ilegalisht në Amerikë. Të rriturit i dërgojnë në qendra ndalimi, ndërsa fëmijët, në vende të tjera. Për demokratët, “Ky është trajtim barbar”, por shqetësime ka dhe mes republikanëve.