Administrata Trump do të paraqitet para Gjykatës së Lartë Amerikane, që të mbrojë legjitimitetin e vendimit të ndalim-udhëtimit për disa vende me shumicë myslimane. Sipas këtij vendimi, hyrja në Amerikë iu ndalohet personave nga Irani, Libia, Somalia, Siria e Jemeni. Presidenti Trump këmbëngul se “Ndalimi i udhëtimit është i nevojshëm për të mbrojtur SHBA-të nga terrorizmi dhe militantët islamikë”.