Bota Lajmet e fundit

ADN-ja jonë përmban sekretin e rënies nga pesha dhe lënies së duhanit

Sekreti i rënies në peshë dhe lënies së duhanit nuk është as te dietat apo librat që të ndihmojnë, por i shkruar në ADN-në tonë. Shkencëtarët thonë se mësimi i rrezikut gjenetik të sëmundjes mund të ndihmojë njerëzit të ndryshojnë për mirë. Një studim finlandez, tregon se t’u thuash njerëzve se si gjenet e tyre rrisin rrezikun e atakut në zemër në 10 vitet e ardhshme, 90%, do të mësojnë stil të shëndetshëm jete.